Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMPNUD mbështet 4100 nxënës nga 6 bashki të vendit

PNUD mbështet 4100 nxënës nga 6 bashki të vendit

Rreth 4100 nxënës nga 6 bashki të vendit: Kamza, Tirana, Shijaku, Durrësi, Rrogozhina dhe Kurbini, tashmë kanë mundësi të përfitojnë aftësi digjitale falë 8 laboratorëve të IT-së në kuadër të bashkëpunimit të PNUD-it me qeverinë kroate. Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Mamurras në Kurbin është një prej 8 shkollave përfituese në kuadër të Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit CERS, i financuar nga qeveria e Kroacisë dhe i zbatuar nga PNUD, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Mësuesi i TIK-ut në këtë shkollë thotë se, “nga mësimi me në qendër mësuesin, tani nxënësi është në qendër! Përqendrimi i tyre është më i madh, janë më të motivuar dhe ndjejnë kënaqësi në realizimin e detyrave.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia për lëndën e TIK është lehtësuar ndjeshëm”. “Gjithashtu, sot kemi mundësinë të ndërthurim pjesën teorike të lëndës me atë demonstruese, duke ndikuar në përmirësimin e rezultateve”, shprehet ai. Njëkohësisht, përmes partneritetit strategjik mes qeverisë kroate dhe UNDP, CERS ka realizuar edhe rindërtimin nga e para të shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Iliria” në Fushë-Krujë, një objekt arsimor i dëmtuar më herët nga tërmeti shkatërrimtar dhe që ka hapur dyert më e sigurtë dhe më bashkëkohore vitin e kaluar akademik. Projekti CERS adresoi procesin e përmirësimit të sektorit të arsimit në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Projekti ishte pjesë e angazhimit financiar të qeverisë kroate gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, e organizuar në Bruksel më 17 shkurt

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments