Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin. Sipas njoftimit të IKMT, shembjet gjatë ditës së martë kanë vijuar në zonën ku bie gjurma e projektit “Unaza e Madhe”, në Laprakë. “Në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me VKM shpronësimi”, njofton IKMIT. “Ditën e sotme, datë 13.02.2024 është shembur një ndërtesë 5-katëshe në lotin e parë, në zonën e Laprakës me vendim prishje nga IKMT. Aksioni ka si qëllim lirimin e sheshit dhe hapësirave publike, ku do të kalojë Unaza e Madhe. Inspektorët e IKMT-së bashkë me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë”, përfundon njoftimi.
IKMT vijon shembjet e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin
RELATED ARTICLES