Java nisi me borë në zonat malore të veriut dhe juglindjes. Në Shkodër, në Njësinë Administrative Shalë, në segmentin rrugor Theth – Ndërlysaj, ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash, për pasojë ky segment është i bllokuar për mjetet e vogla. Ndërsa aksi nacional Bogë – Theth është i hapur. Si pasojë e reshjeve të shiut ka përmbytje të tokave në fshatin Muriqan dhe Baks. Kryebashkiaku Benet Beci njofton se në fshatin Baks ka prezencë të ujit në afërsi të banesave për shkak të mosfunksionimit të rrjetit kullues. Për zhbllokimin e kanaleve në këtë zonë punonjësit e bashkisë janë në terren. I gjithë territori këtë të hënë u përfshi nga reshjet e shiut. Sinoptikanët parashikojnë përmirësim gradual të motit. “Përsa i përket ditës së martë dhe të mërkurë do të kemi mot të qëndrueshëm në zonat jugore dhe qëndrore, alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Ndërsa në veri vranësirat do jenë më të shpeshta, duke krijuar herë pas herë reshje të paktë dhe të izoluara”, thotë meteorologu Akil Osmani. Pas ditës së mërkurë pothuajse gjithë territori do mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave. “Nga e marta deri të shtunën maksimumet do ngjiten jo më shumë se 18 gradë Celsius, ndërsa ne zonat malore minimumet deri në -1, -2 në zonat verilindore dhe juglindore”. Temperaturat maksimale janë tre gradë më të larta sesa normalja për muajin Shkurt.tvklan.al