Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIZjarri : Shkak defekti në një dhomë teknike, pacientët jashtë rrezikut

Zjarri : Shkak defekti në një dhomë teknike, pacientët jashtë rrezikut

Fico theksoi se të gjitha rastet e urgjencës deri në rifillimin e punës në QSUNT do të trajtohen nga Trauma dhe “Shefqet Ndroqi”. “Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre. Kemi pacientë të cilët, për sigurie më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre, po trajtohen. Të mos harrojmë që QSUT ka planin e emergjencës. Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizimi. Nën lidershipin e ministres së Shëndetësisë menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe “Shefqet Ndroqin’, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”, u shpreh Fico.

E pyetur për standardin e punimeve në urgjencën e QSUT, Fico tha se “nuk ka asnjë diskutim për standardin e punimeve sepse ne nuk kam një përgjigje të saktë për shkakun kjo është arsyeja që nga grupet teknike dhe autoritete po hetojnë për shkaqet. Ku spital është marrë në dorëzim duke vlerësuar të gjitha specifikimet teknike. në ditët në vijim do t’iu informojmë për më shumë”. Fico vuri në dukje “familjarët e pacientëve janë të mirëinformuar se gjendja e pacientëve është e pandryshuar”. “Situata e rënies së zjarrit u konstatua nga strukturat e spitalit që punojnë 24/7 dhe kanë qenë njerëzit tanë të monitorimit që lajmëruan”, tha Fico.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments