Siguria , ISHTI: 272 kontrolle për peridhën tetor 2023 – janar 2024

0
5

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial vijon kontrollet në terren për të verifikuar e garantuar kushtet teknike të ruajtjes dhe tregtimit të gazit të lëngshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga ISHTI, për periudhën tetor 2023 -janar 2024 janë kryer në shkallë vendi 272 kontrolle. Për shkeljet e evidentuara, inspektorët kanë dhënë masa në 3 autogaze për heqjen, boshatisjen dhe çmontimin e gazit. Në 2 autogaze të boshatisur kanë dhënë masën për t’i hequr nga skema duke shkëputur aparatin e shitjes.

Ndërsa për 18 autogaze të tjerë është tërhequr vëmendje për përmirësimin e kuadrit të sigurisë dhe normave teknike. Inspektorët e ISHTI-t njoftojnë se, do të jenë në të gjithë vendin për kontrollin e pikave të shitjes, në funksion të rritjes së sigurisë duke garantuar tolerancë zero për çdo rast në shkelje të ligjit.