Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielë; do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Më të dukshmë shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rrtije të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrijë shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.
Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugore si edhe pjesërisht në Qëndër, KU rrebeshet e shiut do të shoqërohen herë pas here, me stuhi të forta ere. POR me vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore PARAQITEN Europa Veriore dhe ajo Lindore NDERSA në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta do të jenë vetëm; gadishulli Iberik si edhe gadishulli Peloponez