Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 22 gradë C vlera maksimale në rang vendi. Era; do të paraqitet e fortë si paradite dhe pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të MV KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit PO ASHTU vijojnë të larta edhe vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu; me mot të kthjellët POR të ftohtë do të PARAQITEN vendet e Europës Lindore NDERSA vijojnë me vranësira dhe shira; ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe disa zona në qëndër të Europës KU rrebeshe shiu priten në Hollandë, Belgjikë dhe Gjermani. Po ashtu; si pasojë e kalimit të nje sistemi frontal drejt Ballkanit do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere KU më të pranishme do të jenë në Ballkanin Verior –Veriperëndimor. Përsa i përket gadishulli të Skandinavisë do të dominohet nga reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara.