Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA ”Copernicus”: Janari 2024 më i ngrohti në histori

 ”Copernicus”: Janari 2024 më i ngrohti në histori

Temperaturat globale në muajin janar u regjistruan si më të lartat se në çdo kohë që nga fillimi i matjeve, pasi Toka regjistroi vitin e saj më të ngrohtë në 2023, deklaruan shkencëtarët e ”Copernicus”. ”Ky është muaji i tetë radhazi më i ngrohtë në rekord për muajin përkatës të vitit”, theksoi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian ”Copernicus”. Në janar, temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor ishte 13,14 gradë Celsius, që ishte 0,7 gradë më e lartë se mesatarja për periudhën e referencës nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Janari i mëparshëm më i ngrohtë ishte në vitin 2020. Informacioni kryesor i klimës i përdorur nga Copernicus daton në vitin 1950, megjithëse disa të dhëna të mëparshme janë gjithashtu të disponueshme. Nëse bëjmë një krahasim edhe më tej në kohë, rritja e jashtëzakonshme bëhet edhe më evidente. Temperatura mesatare e janarit në vitin 2024 ishte 1,66 gradë më e lartë se mesatarja e vlerësuar për muajin midis viteve 1850-1900.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments