Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të koleksionit të botimeve me vlerë kulturore nga Instituti Helenik i Studimeve Bizantine dhe Post-Bizantine në Venecia, me pjesëmarrjen e veçantë të bizantologes Katerina V. Korre, zv/Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri, Athanasios Astrakas, si dhe akademikë, historianë, studiues etj. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, Piro Misha falënderoi këtë institut për bashkëpunimin e ngushtë me specialistët e BKSH-së në thellimin e studimeve të teksteve bizantine, si dhe në pasurimin e fondit të BKSH-së. Fondi prej 150 librash dhe periodikësh mbi historinë, qytetërimin, kulturën, letërsinë, ikonografinë dhe artin bizantin, botime këto në gjuhën greke, italiane, franceze dhe angleze do të jetë pjesë e Qendrës “Sotir Kolea” si një hapësirë e re për lexuesin dhe studiuesit shqiptarë.
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE Donacion botimesh nga Instituti Helenik i Studimeve Bizantine dhe Post-Bizantine