Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,9 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,9 Shkurt 2024

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë republiken e Kosovës KU kthjellimet më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore NDERSA vranësirat më të dukshme do të paraqiten në veri dhe veriperëndim të Kosovës POR nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në orët e mëngjesit POR vijojnë temperaturat e larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temepratura më e ulët në Podujevë deri në 20°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era; do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë, pasdite duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Republika e MV; do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e republikës së MV. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmja të MBETEN nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë republikën e MV; Përsa i përket Temperaturave të ajrit do të ULEN lehtë në vlerat minimale POR vijojnë të larta maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 21°C vlera më e lartë e shënuar në Qytetin e Shkupit.   ERA do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtesi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Do të vijojnë shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik si pasojë e një qëndre të fuqishme ciklonare e zhvilluar prej dy ditësh në keto rajone të Europës. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në gadishullin Skandinav dhe Europën Qëndrore duke sjellë reshje shiu e dëbore NDERSA pjesa me e madhe e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore – Jugperëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments