Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMikrofinanca, 36.6 miliardë lekë kredi të disbursuara

Mikrofinanca, 36.6 miliardë lekë kredi të disbursuara

Sektori i mikrofinancës në fund të vitit 2023, rezultoi me 200 mijë klientë aktivë dhe mbi 255 mijë kredi të disbursuara. Shoqata e Mikrofinancës ka bërë bilancin e aktivitetit për vitin e shkuar, duke bërë me dije se volumi i kredive të disbursuara ka ka arritur në 36.6 miliardë lekë, apo afërisht 360 milionë euro, nga 34 miliardë në vitin 2022. Ndërkaq, kredia me probleme ka rënë në nivelin 6.1 % nga 7.2 % në vitin 2022. Vendin e parë ne portofolin e anetareve e zënë bizneset të të gjitha llojeve (51 %) e më pas individëd (36 %). Ndërkohë e parë nga numri i kredive sektori i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individi që zë 80 % të kredive aktive. Ndërkohë që aktiviteti kredidhënës ka patur rritje të qendrueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, sektori numëron 1,919 të punësuar, prej të cilëve 951 oficerë kredie. 10 kompanitë e mikrofinancës numërojnë në total një rrjet prej 290 degësh të shtrira në gjithë vendin. Sektori i Mikrofinancës tashme prej me shumë se 25 vite ne treg, bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara, me aktivitet kryesor kredidhenien, të cilat se bashku përfaqësojnë një portofol aktiv kredie prej 44 miliardë lekësh, apo afërisht 440 milionë eurosh, me më shumë se 199,000 klientë aktive (shifrat e fundvitit 2023). Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës. Shumica e IFJB-ve shqiptare ndjekin një politikë të përgjegjshme sociale që synon individë të përjashtuar financiarisht dhe zona gjeografike të pafavorizuara.

Mikrofinanca mbështet një shkallë të gjerë individësh, biznesesh të vogla dhe te mesme dhe segmente të tjerë të tregut, me një fokus të fortë në krijimin e vendeve të punës, ngushtimin e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve financiare në një mënyrë të qëndrueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments