Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILUKSEMBURG: BE e pret një vit i vështirë në financim

LUKSEMBURG: BE e pret një vit i vështirë në financim

Perspektivat për investime të korporatave brenda Bashkimit Evropian janë të zymta, thuhet në raportin vjetor të investimeve të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). Raporti vjetor i bankës së investimeve, i cili ofron një përmbledhje të investimeve të BE-së dhe nxitësve kryesorë, vuri në dukje politikën më të shtrënguar monetare dhe reduktimin e mbështetjes publike të lidhur me pandeminë dhe krizën energjetike që qendrojnë pas perspektivave negative. Raporti vlerëson kapacitetin e BE-së për të absorbuar goditjet ekonomike të lidhura me pandeminë dhe krizat energjetike ndaj politikave fiskale të mirëkoordinuara akomoduese. Politikat fiskale fleksibël lejuan mbështetje për kompanitë dhe familjet në kohë të vështira.

“Ky elasticitet dhe arritje e kaluar kanë ardhur kryesisht falë një reagimi të mirëkoordinuar të politikës së BE-së”, tha presidentja e sapoemëruar e bankës Nadia Calviño, ndërsa hapi edicionin e dytë të Forumit të Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve, në Luksemburg. “Rivendosja e fundit e rregullave fiskale të BE-së, të cilat u pezulluan që nga marsi 2020 në përgjigje të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga Covid-19, pritet të frenojë shpenzimet publike në të gjithë BE-në”, sipas raportit. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në investimet private dhe rrjedhimisht në rritjen dhe konkurrencën e BE-së. Raporti thekson sfidat e shumta për konkurrencën e BE-së, ndryshimet klimatike, ritmin e përshpejtuar të dixhitalizimit, shmangien e globalizimit dhe plakjes. Për të mbetur konkurrues, raporti rekomandon përmirësimin e produktivitetit, nxitjen e inovacionit, adresimin e boshllëqeve të aftësive, rritjen e teknologjive të reja dhe mbështetjen e kompanive të reja dinamike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments