Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,8 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,8 Shkurt 2024

Orët e paradites; së Enjte; republika e Kosovës do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në të gjithë territorin POR pas mesditës dhe në vijim; do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin KU më të fokusuara do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të republikës së Kosovës. Edhe gjatë natës moti PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta POR pa reshje. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta deri në 20°C vlera më e lartë në rang territori. Përsa i përket parametrit të Erës; do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Si pasojë e masave ajrore të ngrohta nga Oqeani; republika e MV; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të territorit të MV. Po ashtu; edhe pasditja do të vijojë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta si edhe lagështirë të lartë në ajër në të gjithë republikën e MV; por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të RRITEN ndjeshëm si në vlerat minimale EDHE në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C. Parametri i Erës do të jetë kryesisht; mesatare POR herë pas here do të forcohet, në mbrëmje duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Jugor.

Aktivizimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Perëndim – Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinennit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu; me reshje të konsiderueshme  dëbore, ngrica dhe erëra të fuqishme do të PARAQITEN vendet Nordike si edhe Europa Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të jenë; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments