Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, po synon ngritjen e “EXPO ALBANIA”, një qendër shumëfunksionale për ekspozita, panaire, takime, koncerte, evenimente, rekreacion dhe logjistikë. Ky konkurs ka për synim mbledhjen e propozimeve për realizimin e këtij vizioni përmes ideve novatore dhe largpamëse të projektimit që arrijnë të harmonizojnë një amalgamë kërkesash programatike, duke ruajtur ndërkohë një fleksibilitet të mjaftueshëm për të mundësuar edhe përdorime alternative.