Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE do të tërheqë propozimin ligjor që synon reduktimin e pesticideve

KE do të tërheqë propozimin ligjor që synon reduktimin e pesticideve

Komisioni Evropian do të tërheqë një propozim ligjor të diskutueshëm që synon reduktimin e përdorimit të pesticideve, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. ”Projektligji është bërë një simbol i polarizimit. Duhet më shumë dialog dhe një qasje tjetër për të ecur përpara”, shtoi ajo. Ligji i propozuar do t’u kërkonte fermerëve të Bashkimit Evropian të përgjysmojnë përdorimin e pesticideve kimike, si pjesë e një plani më të gjerë reformash bujqësore. Ndërsa von der Leyen iu drejtua Parlamentit Evropian në Strasburg, fermerët jashtë ndërtesës protestuan kundër burokracisë së BE-së, e cila ata thonë se po vë në rrezik jetesën e tyre. ”Rregullorja e pesticideve ishte refuzuar tashmë nga dhoma legjislative e BE-së në nëntor dhe nuk ka asnjë përparim në bisedimet midis vendeve anëtare të BE-së”, theksoi von der Leyen. ”Por edhe nëse propozimi tërhiqet, tema mbetet dhe komisioni mund të bëjë një propozim të ri me përmbajtje shumë më të pjekur”, shtoi ajo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments