Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,6 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,6 Shkurt 2024

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit POR pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin e Kosovës POR problematike do të PARAQITET mjegulla në orët e para të mëngjesit. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori.   Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor.

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit; Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të MBETEN të pandryshueshme gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.   Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Do të MBETET Europa Jugore nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta KU më të dukshme kthjellimet PARAQITEN në gadishullin e Ballkanit dhe brigjet e Egjeut. Gjithashtu; me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura të ulëta do të jetë Europa Veriore. Ndërsa nën ndikimin e vranësirave të shpeshta do të jetë Qëndra e kontinentit duke gjeneruar herë pas here dhe rrebeshe shiu. Po ashtu; Vijon Europa Lindore nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments