Saturday, October 19, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANdryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike

Parashikimet klimatike afatgjata TREGOJNË për rritje të temp.mes.vjet. me 5°C dhe pakësim të reshjeve me 15% për Shqipërinë DERI në fund të këtij shekulli. Por ajo cfarë është më e rëndësishme, priten më shumë shumë ngjarje të motit ekstrem në të ardhmen (përmbytje më të shpeshta, më shumë periudha thatësire dhe valë nxehtësie, më shumë vale të acarta dhe madje edhe më të ashpra).


Fatkeqësitë natyrore të natyrës hidro-meteorologjike janë më të shpeshtat dhe me koston më të lartë për shqiptarët. Sigurisht që kostoja më e lartë e një fatkeqësie natyrore është humbja e jetës njerëzore por në kushtet e një ekonomie të dobët, ka shumë rëndësi mbrojtja e pasurisë publike-private.


Pas viteve 1990 POR më e theksuar, pas vitit 2000 në Shqipëri, janë qartësuar ndryshimet klimatike dhe faktet janë këto:

  1. Kanë ndryshuar vlerat historike të temp.ekstremisht të ulëta dhe të larta; kanë ndryshuar intensitetet maksimale të reshjeve në periudha të shkurtra kohore (6h, 12 h apo edhe 24 orëshe).
  2. Shqipëria hyri në mileniumin e ri me ndryshime të lehta të klimës por pas dekadës së parë, ndryshimet u theksuan duke filluar nga përmbytjet e dimrit 2010-2011. Vit pas viti përmbytjet pushtuan shumë zona të shumta të vendit duke kulmuar me shkurtin 2015 që solli përmbytje masive në pellgun e Vjosës. Është e njëjta periudhë, 2010-2020 përmban dhe 5-vjecarin më të nxehtë në historinë e matjeve klimatike (2015 – 2019 vitet më të nxehta në historinë e matjeve) u shënuan Temp. 40-43 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat, Gjirokastër.
  3. Në 2 dekadat e fundit, stinët po humbasin tiparet klimatike; dimrat janë bërë më të butë, më të shkurtër ndërsa vera sa vjen dhe bëhet më e nxehtë dhe më e gjatë në kurriz të pranverë-vjeshtës. Nga ana tjetër, dimri nuk ka harruar të sjellë periudha deri 15 ditore, me temp. extr. të ulëta edhe në ULT.Perëndimore,m. Dëmet nga ndryshimet klimatike shënuan PIKUN gjatë 2020 duke nisur me zjarret katastrofike në Australi dhe po këtu, pas 3-4 muaj natyra sërisht godet Australinë me përmbytjet e fillim-shkurtit si pasojë e reshjeve më intensive në 30 vitet e fundit. Po ashtu, uraganët në Atlantik arritën nr.max. prej 30 uraganësh të cilët goditën Amerikën Qendrore, ishujt në Atlantik dhe Amerikën Veriore dhe po ashtu edhe brigjet Perëndimore të Europës me përmbytje massive në Britani, Francë dhe Spanjë. JO MË mire është paraqitur Mesdheu, stuhi tropikale, stuhia Medikane në Mesdhe goditi ishujt Majorka, Sardenja, Italinë Jugore dhe Greqinë e Turqinë.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments