Era të forta, det i trazuar dhe dallgë që arrijnë mbi 15 metra, pika e kalimit nga skaji më jugor i Amerikës së Jugut në Kepin Horn deri në pikën më veriore të Antarktidës në Oqeanin Jugor cilësohet edhe si oqeani më i frikshëm në botë për udhëtimin me anije. E njohur si Pasazhi Drake, kjo zonë ujore është mjaft e ashpër për kalimin e anijeve, por e vetmja rrugë për të shkuar në Antarktidë. Pasazhi Drake po njeh gjithnjë e më shumë rritje të në Antarktidë dhe duhen mbi 48 orë për të kaluar atë dhe mbërritur në “kontinentin e bardhë”. “Oqeani Jugor është shumë i stuhishëm në përgjithësi, por në pasazhin Drake erërat e forta dhe dallgët e mëdha janë tepër të rrezikshme me stuhitë që krijohen nga askundi në mes të oqeanit”, tha oqeanografi Alexander Brearley, shkruan CNN. Pasazhi Drake është pjesë e rrymës oqeanike më voluminoze në botë dhe në kanalin e ngushtë mes Amerikës së Jugut dhe Antarktidës rrymat detare bëhen edhe më të forta duke shkaktuar edhe vorbulla uji. Për oqeanografët, Drake është një vend magjepsës për shkak të asaj që ndodh nën sipërfaqen e atyre ujerave, ndërsa për kapitenët e anijeve është një sfidë për mbijetesë.
Oqeani më i frikshëm në botë
RELATED ARTICLES