Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEProjekti rajonal “Porta e Alpeve”

Projekti rajonal “Porta e Alpeve”

Bashkia Shkodër po punon për projektin rajonal “Porta e Alpeve” që synon përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonave turistike. Në një hap tjetër drejt një qyteti më të lirë dhe të përshtatshëm për banorët dhe bizneset, Bashkia Shkodër ka zhvilluar takimin e radhës në kuadër të projektit rajonal “Porta e Alpeve”. Këtë herë, fokusi është vendosur te plazhi i Velipojës, një nga pikat kryesore turistike të qytetit. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, deklaroi gjatë takimit se ky plan ka në fokus përmirësimin e jetës së banorëve dhe të ndihmojmë zhvillimin ekonomik në zonat turistike. “Plazhi i Velipojës është një thesar i pasur natyror dhe kulturo-historik, dhe me këtë plan synojmë të krijojmë një infrastrukturë të përshtatshme që do të mundësojë një turizëm dhe shfrytëzim të territorit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”, u shpreh ai. Nisma vjen në kuadër të “Portës së Alpeve”, një projekti i cili synon të forcojë rezistencën ekonomike në rajon duke përmirësuar infrastrukturën dhe krijimin e mundësive të reja. “Diskutimet dhe rekomandimet nga grupet e interesit janë çelës për hartimin e këtij plani strategjik. Me një angazhim të përbashkët, pritet që Planin e 1-rë të Lëvizshmërisë Urbane të fillojë të zbatohet brenda 6 muajve”, tha Bejleri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments