Bashkia e Shkodrës nisi zbatimin e projektit për rivitalizimin kulturor të hapësirave publike. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili postoi në rrjetet sociale elementin e parë të vendosur në rrugë. “Kemi nisur zbatimin e një projekti kompleks si “Rivitalizimi Kulturor i Hapësirave Publike”. Është vendosur elementi i parë kompozues, një “prekje artistike”, e kuruar me kujdes dhe e instaluar nga skulptori Petrit Bilali dhe disa studentë të departamentit të arteve, Shkodër”, u shpreh Beci. Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë i zbatimit të këtij projekti që i kthen hapësirat publike në hapësira kulturore.
Shkodër, rivitalizim kulturor i hapësirave publike
RELATED ARTICLES