Ngjyrat ndikojnë në emocionet tona dhe në mënyrën se si sillemi. Bizneset janë të vetëdijshme për këtë prej vitesh, ato përdorin ngjyrat në avantazhin e tyre për të komunikuar markën e tyre ose atë që duan që njerëzit të mendojnë për produktin e tyre.
Ngjyra të ngrohta – Ngjyrat e ngrohta si e kuqja, e verdha dhe portokallia mund të na bëjnë të ndihemi të emocionuar, të lumtur dhe optimistë.
E kuqe e ndezur – Megjithatë, në tone të caktuara, ato mund të na bëjnë të ndihemi sikur duhet të ndërmarrim veprime. Një shembull i kësaj është ngjyra e kuqe në shenjat e kujdesit. Ngjyra e kuqe gjithashtu u jep njerëzve më shumë oreks.
Ngjyra të ftohta – Ngjyrat e ftohta si blu, jeshile dhe vjollcë i bëjnë njerëzit të ndihen të qetë dhe të relaksuar. Por në tone të caktuara, ato gjithashtu mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen të trishtuar. Vjollca dihet gjithashtu se i bën njerëzit të ndihen më kreativë.
Ngjyra kafe – Ngjyrat kafe mund të na bëjnë të ndihemi të fortë dhe të besueshëm, por në sasi të mëdha na trishtojnë.
E gjelbër do të thotë cilësi – Ngjyra e gjelbër lidhet me freskinë dhe gjithashtu me cilësinë. Në përgjithësi, sa më e lehtë dhe më e ndritshme të jetë nuanca e një ngjyre, aq më efektive do të jetë në ngritjen e humorit tonë.
E zeze dhe e bardhe – Në kulturat perëndimore, e zeza lidhet me zinë, ndërsa ne kulturat lindore e bardha lidhet me zinë.