Thursday, October 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAHëna po tkurret nga tërmetet e saj

Hëna po tkurret nga tërmetet e saj

Bërthama e Hënës po ftohet dhe tkurret gradualisht duke shkaktuar lëvizje sizmike në sipërfaqe dhe rrëshqitje dherash. Këto lëvizje sizmike që cilësohen edhe si “tërmete të hënës”  mund të zgjasin për orë të tëra duke e bërë satelitin natyror të Tokës një vend jo dhe aq mikpritës sa mendohej më parë. Hëna është tkurrur me rreth 46 cm në perimetër gjatë disa milion viteve të fundit, një shifër që është e konsiderueshme në aspektin gjeologjik, por shumë i vogël për të shkaktuar ndonjë efekt në Tokë. Këto lëvizje sizmike po sjellin problem te misionet e reja hapësinore duke paraqitur potencialisht një kërcënim për banorët dhe pajisjet e ardhshme njerëzore në Hënë. NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore në botë kanë shfaqur interes në eksplorimin e polit të jugut të hënës ku mendohet se mund të përmbajë akull, por lëvizjet sizmike po e bëjnë të vështirë uljen e misioneve në atë zonë. “Hëna ka një bërthamë të jashtme që është shkrirë dhe po ftohet. Ndërsa ftohet, Hëna tkurret, vëllimi i brendshëm ndryshon dhe korja duhet të përshtatet me atë ndryshim. Kjo nuk është për të alarmuar askënd dhe sigurisht për të mos dekurajuar eksplorimin e asaj pjese të polit jugor të hënës,” tha autori kryesor i studimit, Thomas R. Watters, një shkencëtar i lartë në Qendrën Kombëtare të Muzeut Ajror dhe Hapësinor për Tokën dhe Studimet Planetare. Tërmeti më i fortë i regjistruar në Hënë ishte ekuivalent me magnitudë 5.0 në Tokë, por graviteti më i ulët i satelitit të Tokës do ta bënte atë të ndihej më e madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments