Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGjykata dënon Dushko Arsiç, akuzohej për krime lufte në Kosovë

Gjykata dënon Dushko Arsiç, akuzohej për krime lufte në Kosovë

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin Dushko Arsiq për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit D.A për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile. Sipas gjykatës, i akuzuari D.A është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej trembëdhjetë viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 08.12.2021 deri në këtë plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. Po ashtu, obligohet i akuzuari D.A që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale. “D.A është akuzuar se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, të përbërë nga shumica të nacionalitetit serb, në periudhën e luftës në Kosovë, konkretisht prej muajit janar-qershor të vitit 1999, fillimisht kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kishin filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia kishin vënë zjarrin. Po ashtu kishin marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kishin plagosur dhe vrarë. I akuzuari D.A po ashtu kishte marr pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B.SH, ashtu që me datë 20.04.1999, në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës në vendin e quajtur “Varrezat e Maqedoncve” deri sa viktima kishte qenë duke ecur, e kishin gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kishin goditur, atëherë e kishin urdhëruar të dëmtuarin A.K, në atë kohë 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.SH ta mbajë në shpinë, edhe pse i dëmtuari kishte pasur lëndime të konsiderueshmë fizike, pasi që paraprakisht i pandehuri D.A e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokoleve shtesë. I dëmtuari A.K udhëzohet në kontest të rregullt civil, lidhur me kërkesën pasurore juridike”, thuhet në komunikatë. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments