Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE, Turqisë 26 milionë euro për të mbështetur refugjatët ​

BE, Turqisë 26 milionë euro për të mbështetur refugjatët ​

Bashkimi Evropian do të dërgojë 26 milionë euro (28 milionë dollarë) ndihma humanitare në Turqi për të mbështetur refugjatët pranë kufirit sirian të goditur nga tërmetet e vitit të kaluar. ”BE vazhdon të qëndrojë në solidaritet me refugjatët” në Turqi”, theksoi Komisioneri Evropian për Krizat Janez Lenarçiç në një deklaratë duke njoftuar financimin. Më 6 shkurt 2023, dy tërmete të mëdha dhe pasgoditje të shumta tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz, sipas komisionit. Nga 26 milionë euro të paralajmëruara, 4 milionë euro do të ndahen për nevoja arsimore. Financime të tjera do të përdoren për të ofruar shërbime shëndetësore dhe sanitare. Financimi vjen si shtesë e angazhimeve të mëparshme të ndihmës. Pas tërmetit, BE-ja i dha Turqisë 400 milionë euro ndihmë për fatkeqësitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments