Meteorologu ka bërë parashikimin e motit për muajin shkurt në emisionin “7pa5” në Vizion Plus. Ai thotë se 10 ditëshi i parë i muajit shkurt sjell temperatura shumë të larta. Vlerat maksimale që kanë edhe anomalinë më të theksuar, ku priten temperatura nga 19-20 gradë celcius që janë 5 gradë më të larta se vlerat normale.

Do të kemi më shumë diell dhe shumë më pak vranësira. Ndërsa 10 ditëshi i dytë të sjelli ndryshim të tablos termike dhe kushteve të motit. Do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësitën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Por nuk bëhet fjalë për sasi që sjellin problematika. Temperaturat pritet të zbresin në vlerat normale, dëri në -6 gradë celcius në zonat malore./vizionplus.tv