Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,2 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,2 Shkurt 2024

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori i republikës së Kosovës. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur; minimalja -2 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë; POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Do të vijojnë; kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet që vranësirat të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu e dëbore do të paraqitet Europa Qëndrore por në sasi më të pakta NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments