Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKirby: Pas sulmit ,fshihet Rezistenca Islamike në Irak

Kirby: Pas sulmit ,fshihet Rezistenca Islamike në Irak

Qeveria amerikane ia atribuoi sulmin e fundit vdekjeprurës ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani grupit ombrellë të Rezistencës Islamike në Irak. “Ne besojmë se sulmi në Jordani ishte i planifikuar dhe financuar nga një grup omrebllë i quajtur Rezistenca Islamike në Irak, i cili përmban grupe të shumta, duke përfshirë Kata’ib Hezbollah”, tha këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë për shtyp në Uashington. Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe rreth 22 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron të dielën në një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Presidenti amerikan, Joe Biden fajësoi grupet militante radikale të mbështetura nga Irani për sulmin dhe paralajmëroi se do të hakmerrej. Irani ka mohuar çdo përfshirje. Përgjegjësinë për sulmin e mori Rezistenca Islamike në Irak. Një grup milicish pro-iraniane në Irak kanë vepruar së bashku nën drejtimin e këtij grupi ombrellë që nga fillimi i luftës në Gaza në fillim të tetorit. Grupi aleat i Iranit Kataib Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani, është një nga milicitë më të forta në Irak. Ai kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Që nga fillimi i luftës së Gazës midis Izraelit dhe grupit militant islamik palestinez Hamas në tetor, milicitë pro-iraniane kanë kryer sulme pothuajse të përditshme në bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri. Qeveria amerikane është përgjigjur me sulme ajrore në të dy vendet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments