Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Mbi datën e re të zgjedhjeve

Osmani: Mbi datën e re të zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dje në takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ia ka paraqitur disa shqetësime sa i përket disa neneve të Asociacionit, për çka theksoi se ky i fundit i ka mirëpritur ato dhe ka shprehur besimin se shumica prej tyre, së paku do të akomodohen. Osmani foli edhe për çështjen e dinarit, derisa tha se Kushtetuta e Kosovës kërkon që në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë, për çka shton se është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri më tani. Për këto dhe mundësinë për të pasur zgjedhje të reja, Osmani foli pasi bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të tre heronjve të parë të UÇK-së. E para e shtetit, Vjosa Osmani derisa foli për takimin e zhvilluar dje me Lajçak, ku edhe ia ka shprehur disa shqetësime lidhur me nenet e draftit të asociacionit, tha se Gjykata Kushtetuese është institucioni i cili përfundimisht do të mund të vendos për përputhmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të mund t’i jep drejtim se si mund të zbatohen në praktikë këto dispozita pa u shkelur kushtetuta. Ajo shtoi se kurdo që ky draft pas formalizmit të marrëveshjeve, shkon në Gjykatën Kushtetuese, secili institucion do të ketë mundësinë që të tregojnë argumentet e tyre se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha në praktikë gjatë zbatimit.

Ndërkaq, lidhur me atë se a ka dhënë ndonjë kohë të caktuar Lajçak, lidhur me diskutimin për këto shqetësime, Osmani tha se beson që kjo procedurë mund të shkojë deri në verë, por që nuk ka diçka konkrete. Ndërkaq, lidhur me qarkullimin e dinarit serb në Kosovë, Osmani tha se dje nuk patën mundësinë që të diskutonte për këtë çështje me Lajçakun, derisa potencoi se Kushtetuta e Kosovës kërkon që në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë, për çka shton se është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri më tani. Presidentja Osmani, shtoi se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë, kurse sa i përket zbatimit në praktikë të këtyre parimeve, ajo theksoi se janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetues dhe në anën tjetër do ta lë një kohë për informimin e qytetarëve. Përveç këtyre, Osmani e pyetur nga gazetarët se a mendon që do të ketë zgjedhje të parakohshme sivjet, tha se sipas afateve të rregullta ato duhet të mbahen në fillim të vitit 2025, për çka shtoi se nëse partitë politike kanë darkordim për t’i mbajtur ato më herët, janë disa opsione të cilat i lejon Kushtetuta e Kosovës. Për këtë, Osmani potencoi se po të ketë pajtim dhe dakordim ndërmjet shumicës dërmuese të partive politike që janë në Kuvendin e Kosovës, për një datë më të hershme, ajo do të shpallë datën e re të zgjedhjeve brenda 30 deri 45 ditëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments