Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Rritet papunësia në janar

GJERMANI – Rritet papunësia në janar

Numri i të papunëve në Gjermani regjistroi një rritje në janar krahasuar me muajin e mëparshëm dhe me janarin e vitit 2023, sipas shifrave paraprake të qeverisë. “Shkalla e papunësisë u rrit me 0,4 pikë përqindjeje në 6,1%”, tha sot Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani, bazuar në të dhënat deri më 15 janar. Papunësia zakonisht rritet sezonalisht në janar, megjithëse sipas shifrave paraprake numri i të papunëve këtë vit, është 189 000 më i lartë se në janar të një viti më parë. Numri i vendeve të lira të punës regjistroi një rënie gjithashtu, duke treguar se kërkesa për punë për të papunët mund të bëhet më i vështirë. Agjencia raportoi 699 000 vende të lira pune këtë muaj, që është 66 000 më pak se në janar të vitit 2023. “Rritja vjetore e papunësisë në fund të vitit është më e ulët këtë vit. Punësimi dhe kërkesa për punë janë gjithashtu të qëndrueshme, që do të thotë se tregu i punës është i qëndrueshëm në fillim të vitit, pavarësisht dobësisë së vazhdueshme ekonomike”, tha drejtuesja e agjencisë, Andrea Nahles.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments