Nëse SHBA braktisin konfliktin në Ukrainë në këtë moment vendimtar dhe ndërpresin mbështetjen për Kievin, do të ishte një autogol me përmasa historike”, deklaroi kreu i CIA-s William Burns. “Çelësi i suksesit qëndron në ruajtjen e ndihmës perëndimore për Kievin”, shtoi ai. Duke përfaqësuar më pak se 5% të buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së, ai është një investim relativisht modest me kthime të konsiderueshme gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara dhe kthime të dukshme për industrinë amerikane. Armatimi i duhur do ta vendos Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze”, shtoi ai.