Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,31 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,31 Janar 2024

VIJOJNE masat e ftohta dhe të thata nga Verilindja e kontinentit ndikimin e tyre në të gjithë Republikën e Kosovës; duke sjellë mot; kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë. POR ortë e pasdites sjellin kalime vransirash të lehta në territorin e Kosovës KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithe Kosovën. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke  luatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 9 °C.  Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV KU më të fokusuara prtien në zonat zonat Veriore dhe Verilindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimatre në pjesën më të madhe të MV POR pa reshje. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës. Po ashtu; vranësira, reshje dëbore si edhe stuhi të forta ere do të ketë në gadishulli Skandinav si edhe Europën Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta PARAQITEN Europa Jugperëndimore,  rajoni i Mesdheut si edhe Juglindja e kontinentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments