Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKumbulla, në garë katër skuadra

Kumbulla, në garë katër skuadra

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla është tashmë një hap largimit nga “Roma”. Qendërmbrojtësi nuk është më në planet e verdhezinjëve, të cilët e kanë nxjerr në merkato, për ta huazuar deri në qershor, çka pritet ta ndihmojë lojtarin dhe për të gjetur formën më të mirë. I dëmtuar prej 10-të muajsh, Kumbulla është gati të rikthehet në fushë dhe janë katër skuadra të cilat kanë shprehur interesin për mbrojtësin 23-vjeçar. Kështu, skuadra e parë që ka kërkuar shërbimet e Kumbullës në formë huazimi është “Torino”. Tekniku i torinezëve kërkon Ivan Juriç kërkon një qendërmbrojtës pas dëmtimit të Buongiornos. Ndërkohë shërbimet e Kumbullës i ka kërkuar dhe “Genona”, që këtë janar shiti tek “Tottenham” mbrojtësin Rumun Dragusin. Në “radar” janë edhe “Cagliari” dhe “Verona”, kjo e fundit do të ishte një rikthim për 23-vjeçarin. Për Kumbullën orët në vijim janë thelbësore për të vendosur të ardhmen e tij, duke qenë se 23-vjeçari shpreson të jetë pjesë e skuadrës kuqezi në finalet e Evropianit, që do të luhet në Gjermani këtë verë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments