Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAStano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun

Stano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit të BQK-së, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencë për medie, bëri thirrje për një periudhë të mjaftueshme tranzitore që do të mundësohet gjetja e një zgjidhje të negociuar për këtë çështje specifike. Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Stano tha se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po bënë përpjekje për të çuar përpara dialogun. “Bisedimet e sotme me presidentin Vuçiç dhe bisedimet e nesërme me homologët në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments