Ambasada e SHBA në Tiranës njoftoi sot, se Shqipëria është pjesë e “Klubit Gjashtëmujor”, çka do të thotë se shqiptarët, me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre “Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor!”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë. “Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA!”, përfundon njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në SHBA edhe kur pasaporta skadon brenda 6 muajve pas udhëtimit
RELATED ARTICLES