Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDy kivi në ditë përmirësojnë humorin dhe ulin stresin

Dy kivi në ditë përmirësojnë humorin dhe ulin stresin

Konsumimi i dy kivi në ditë përmirëson disponimin, temperamentin dhe gjallërinë në vetëm 4 ditë konsum ditor, sipas një studimi nga Universiteti i Otagos, shkruan il messaggero.it. Kivit janë në fakt të pasura me vitaminë C, të shoqëruara me përmirësim të humorit, vitalitetit, mirëqenies dhe më pak depresion. Studiuesit kryen studimin tek 155 të rritur me nivele të ulëta të kësaj vitamine. Pjesëmarrësit morën një suplement të vitaminës C, një placebo ose dy kivi në ditë. Vetëm pas pak ditësht ata raportuan më shumë vitalitet, gjendjen shpirtërore më relaksuese, cilësi gjumi më mirë. Rezultati? Ata që morën kivi e përmirësuan vitalitetin brenda katër ditëve, me një kulm rreth ditës së katërmbëdhjetë. Vetëm plotësimi i vitaminës C përmirësoi pak humorin gjatë ditës së 12-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments