Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,27 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,27 Janar 2024

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshjet të pakta dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. POR orët e mesditës dhe pasdites do të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese deri në mbrëmje, KU dhe pritet që sërisht vranësirat të bëhen prezente në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore. POR pritet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin ndërprerje të reshjeve, duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme  atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e mesatare gjatë paardites POR herë pas here e frotë gjatë mbrëmjes duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Pothuajse; i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke kushtezuar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta KU vlera më të ulëta do të regjistrohen në; Ballkanin Verior dhe Verilindor NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të jenë; vendet e Europës Lindore si edhe gadishulli i Skandinavisë; Po ashtu;  Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments