Këshilli i Atlantikut të Veriut (NATO) së bashku me të 31 ambasadorët e tij do të vizitojë Sarajevën javën e ardhshme. Ky udhëtim kërkon të demonstrojë mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. ”Të gjithë liderët politikë duhet të punojnë për të ruajtur unitetin. Ai është thelbësor për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë takimit me kryeministrin malazez Milojko Spajiç në Bruksel.