Tre programet mes Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime evropiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.
Program i përbashkët i studimeve Doktoratë në “E Drejtë Publike” do të jetë me Universitetin “Tor Vergata”, Itali, program i përbashkët i studimeve Master në “E Drejtë Europiane dhe e Krahasuar” me Universitetin ‘Sapienza’ të Italisë, i cili ka filluar tashmë dhe janë 15 studentë që e ndjekin si dhe programi i studimeve Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” me Universitetin e Gjenovës, Itali, i implementuar për herë të parë me 14 studentë.
Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka një ofertë të pasur akademike, me 112 programe studimi të organizuara në 5 fakultete, nga të cilat 8 janë programe të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, në 3 cikle studimi (gjuhën shqipe, italiane dhe angleze) dhe 7 programe në gjuhën angleze, në 2 cikle studimi.