Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, Programi Kombëtar i Vaksinimit ka si qëllim të arrijë nivele të larta mbulimi me vaksina të sigurta dhe efektive në të gjithë vendin. Koçiu theksoi se, ka nisur dhe po vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses fushatën e vaksinimit shtesë për vajzat e moshës 14 -20 vjeç ndaj HPV. “Deri më tani Programi Kombëtar i Vaksinimit ka shpërndarë 4000 doza vaksinë ndaj HPV për këtë grup-moshë”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin
RELATED ARTICLES