Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Normat e interesit për kreditë në lek 4.49%

BSH: Normat e interesit për kreditë në lek 4.49%

Norma e interesit të kredisë në lek, për blerje banesash shënoi nivelin më të ulët vjetor gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.94%, ose 0.02 % më e ulët se në nëntorin e vitit 2022. Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Tek kredia në euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e Euriborit. Sidoqoftë, për huamarrësit me të ardhura në lekë, rritja e normave të interesit të euros është balancuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit euro-Lek shënoi një rënie vjetore me 9.1%. Historikisht, normat e interesit për kreditë në euro kanë qenë më të ulëta se ato në lekë, duke reflektuar sidomos normat më të ulëta që ka aplikuar Banka Qendrore Europiane. Por, vitin e kaluar raportet ndryshuan. Banka Qendrore Europiane ndërmori një rritje agresive të normave të interesit deri në nivelin maksimal historik prej 4.5%. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë e ngadalësoi rritjen dhe e mbylli vitin në nivelin 3.25%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments