Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“E kuqe”: Në Teatrin “Aleksandër Moisiu”

“E kuqe”: Në Teatrin “Aleksandër Moisiu”

Në Teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqet premiera e dramës “RED” (e kuqe) nga dramaturgu amerikan John Logan. Vepra vihet në skenë nën regjinë e Altin Bashës dhe interpretohet nga aktorët Gentian Zenelaj e Urim Aliaj. “E kuqe” është një dramë me dy personazhe, kushtuar piktorit abstrakt Mark Rothko dhe veprave që solli nga viti 1949-1970. Fillimisht vepra është vënë në skenë në Londër, më 8 dhjetor 2009 dhe më pas në shumë teatro anembanë globit. Dy nga aktorët më të njohur që e kanë interpretuar janë britanikët Alfred Molina dhe Eddie Redmayne, me të cilët drama fitoi disa çmime Tony Awards. “Vetëm një gjë kam frikë në jetë, miku im. Një ditë e zeza do ta përpijë të kuqen”. Kjo batutë e artistit shpreh gjithë brengën e tij dhe refuzimin që i bënte “Pop artit” dhe në thelb komercializmit. Mark Rothko, paguhet në 1958-ën nga restoranti i famshëm e tejet i shtrenjtë “Four Seasons” , për të realizuar disa murale. Rothko nis punën, i ndihmuar nga asistenti i tij Ken. Përmes dialogut të personazheve del hapur se si asistenti ashtu dhe artisti janë të dyzuar me pranimin e kësaj porosie kaq komerciale. Përfundimisht, Rothko ndërpret punën dhe merr vendimin të kthejë paratë tek “Four Seasons” me pretendimin se ai vend është i papërshtatshëm për ekspozimin e veprave të tij. Drama “E kuqe” do të shfaqet për publikun në 4 net: 24, 26, 27 dhe 28 janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ