Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAkullnajat zvicerane do të përgjysmohen deri në 2050

Akullnajat zvicerane do të përgjysmohen deri në 2050

Nëse ngrohja globale vazhdon me një ritëm të ngjashëm me atë të vërejtur në 20 vitet e fundit, akullnajat e Alpeve zviceriane janë të destinuara të përgjysmohen deri në vitin 2050, duke humbur rreth 46% të vëllimit të tyre, një përqindje që mund të rritet në 65 nëse marrim parasysh trendin e 10 viteve të fundit.

Parashikimi vjen nga studimi i publikuar në revistën ”Geophysical Research Letters” dhe i udhëhequr nga Universiteti Zviceran i Lozanës, i cili zhvilloi simulime shumë të sakta falë algoritmeve të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Në të njëjtën kohë, tërheqja e akullnajave do të lërë të ekspozuara zona gjithnjë e më të mëdha të faqeve shkëmbore, një fenomen që do të rrisë rrezikun e rrëshqitjeve të tokës në afat të shkurtër, megjithëse shkalla e erozionit të maleve alpine është shumë më e ulët se sa ishte 10 000 vjet më parë.

Ndryshe nga simulimet e tjera, të cilat prodhojnë vlerësime që arrijnë në fund të shekullit, studiuesit e udhëhequr nga Samuel Cook i Universitetit të Lozanës u përqendruan në një periudhë më të kufizuar, për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtyre fenomeneve tashmë në afat të shkurtër. Sipas rezultateve të marra, edhe nëse ngrohja globale do të ndalonte plotësisht tani, Alpet do të humbasin të paktën një të tretën e akullnajave të tyre (34%) deri në vitin 2050. ”Të dhënat e përdorura për të ndërtuar skenarët ndalojnë në vitin 2022, i cili u pasua nga një vit jashtëzakonisht i nxehtë. Prandaj ka të ngjarë që situata të jetë shumë më e keqe”, shpjegon Cook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments