Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,23 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,23 Janar 2024

Republika e Kosovës do të MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm POR me temperatura të ulta si pasojë e masave ajrore me origjinë Siberiane. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të duksh me pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimalja deri në 4°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, duke sjellë sërisht prezencë të ngricave të theksuara. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjejs POR RRITEN në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C minimalja deri në 4°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Veriore duke kushtezuar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta KU vlera më ekstreme priten në Europen Lindore si edhe vendet Nordike NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dëborës do të jenë Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të mbeten prezente në Britaninë e madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments