TEXT SIZE AaAa Masa ajrore me natyre siberanie që ka përfshirë rajonit ka sjellë temperatura deri në -7 gradë në zonat malore ndërsa në Tiranë termometri në mëngjes ka shënuar -1 gradë celsius. Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e marta do të sjellë në rritje të temperaturave me 3-4 gradë. Duke nisur nga e mërkura do kemi një rikuperim të temperaturave duke bërë që vlerat nën 0 të jenë vetëm në verilindje.