Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFico: Sllovakia kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Fico: Sllovakia kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Sllovakia kundërshton pranimin e Ukrainës në NATO dhe është e përgatitur të vërë veton ndaj anëtarësimit të vendit nëse është e nevojshme, tha sot kryeministri Robert Fico për radion publike RTVS. Fico tha se do të udhëtonte në Ukrainë të mërkurën për të takuar homologun e tij Denys Shmyhal për bisedime në qytetin kufitar të Uzhhorod. “Gjatë vizitës, do të paraqesë një paketë të mëtejshme të ndihmës për Ukrainën dhe do të bëjë të qarta qëndrimet sllovake që ndryshojnë nga dëshirat e Ukrainës”, tha kryeministri. “Unë do ta njoftoj se ne do të bllokojmë dhe do të vëmë veton ndaj pranimit të Ukrainës në NATO, sepse nuk do të ishte gjë tjetër veçse baza për një luftë të tretë botërore”, tha Fico. Sllovakia, e cila ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2004, prej kohësh ka qënë një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës në fushatën e saj mbrojtëse kundër pushtimit rus në shkallë të plotë të nisur në shkurt 2022. Megjithatë, kur qeveria nacionaliste e majtë e Ficos mori pushtetin tetorin e kaluar, ajo vendosi të mos furnizojë më Kievin me armë. Fico tha se Sllovakia ishte në favor të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, për sa kohë që vendi përmbushte të njëjtat kushte si kandidatët e tjerë. “Nuk do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me Shmyhal pasi palët ukrainase e kanë refuzuar këtë”, tha Fico.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments