Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEPrrenjas: Vijon puna për hapjen e rrugës në Stravaj

Prrenjas: Vijon puna për hapjen e rrugës në Stravaj

Bashkia e Prrenjas njofton se skuadrat e mirëmbajtjes po vijojnë pa ndërprerje punën për hapjen e rrugëve në Njësinë Administrative Stravaj, ku për shkak të dëborës ka patur bllokime të akseve rrugore. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia Prrënja u bën apel banorëve të njësisë administrative Stravaj të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, ndërsa për raste emergjente të kontaktojnë administratorët e njësive përkatëse. “Në Njësinë Administrative Stravaj ka pasur bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që ranë gjatë ditës së djeshme .Ekipet e punës në bashkinë Prrenjas kanë qenë në terren përgjatë gjithë ditës së sotme për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve në Farret Pojanik Godovush dhe do të vijojë puna për pastrimin e nga dëbora edhe në fshatra të tjerë”, njofton Bashkia e Prrënjasit. “Ju bëjmë thirrje banorëve të shmangin daljet e panevojshme dhe për çdo emergjencë të kontaktojnë administratorët e njësive përkatëse”, përfundon njoftimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments