Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPolicia : Kujdes nga ky mesazh, denoncojeni pasi është mashtrim

Policia : Kujdes nga ky mesazh, denoncojeni pasi është mashtrim

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve, përdoruesve të pajisjeve smart “Apple”, të kenë kujdes kur u vjen një mesazh, në të cilën ftohen të komunikojnë në aplikacionin “Telegram” për të fituar të ardhura. Sipas Policisë, ky mesazh është një mashtrim dhe po hetohet për kapjen e përgjegjësve. “Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundërligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud”, njofton Policia. “Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram””, theksohet në njoftim. “Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotësisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja”, vijon policia. “Nëqoftëse ju ka ardhur një mesazh i tillë, dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale, apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona si dhe zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH”, përfundon njoftimi i Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments