Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEPeleshi: Strukturat po ndjekin situatat në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës

Peleshi: Strukturat po ndjekin situatat në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë vendin dhe masat që merren nga autoritet e linjës për të përballuar çdo vështirësi. Peleshi tha se, “prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore”. Peleshi theksoi se, “me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë”. Sipas tij, të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre. Gjithashtu tha ai, ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara. Peleshi i bëri thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments