Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPolicia: Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve

Policia: Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, njoftoi të shtunën pasdite mbi gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Kukësit, si pasojë e rënies së reshjeve të dëborës. DVP Kukës, bën të ditur se, ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e automjeteve. Sipas policisë, akset rrugore në njësit administrative Arrën, Kalis dhe Zapod, janë të bllokuara. Ndërkohë rruga e Kombit dhe akset e tjera rrugore, janë të kalueshme. Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, njofton policia. DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin paisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments