Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

BE në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, ky është mesazhi i cili do të bëhet i ditur të hënën e ardhshme, në kuadër të bisedimeve me ministrin e Jashtëm, Israel Katz. Lajmi u njoftua nga një burim i lartë diplomatik evropian duke komentuar fjalët e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili përjashtoi zgjidhjen me dy shtete. ”Nuk është çudi, ai nuk ka qenë asnjëherë në favor”, tha burimi, duke shtuar se brenda qeverisë izraelite ka qëndrime të ndryshme. Për sa i përket rezultateve të mundshme praktike nga Këshilli, nuk pritet ndonjë deklaratë e përbashkët. Pavarësisht numrit në rritje të vendeve në favor të kërkesës për një armëpushim të menjëhershëm, Berlini është ende i mendimit se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, duke bllokuar efektivisht progresin në këtë çështje. “BE-ja është e ndarë në përgjigjen që duhet t’i jepet krizës së Gazës dhe është një ndarje që duhet zgjidhur ‘brenda familjes’”, shton burimi. “Ne nuk jemi SHBA-ja që mund të dërgojmë dy aeroplanmbajtëse në zonë”, sipas burimit. Plani i Paqes prej 10 pikash i hartuar nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell do të diskutohet gjithashtu në takimin e Këshillit. ”Duhet më shumë punë, në diskutime duhet të përfshihen edhe SHBA-ja dhe Izraeli, përndryshe nuk do ishte e dobishme asgjë”, theksoi burimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ